Uragani Odile prish pushimet e amerikanëve në Meksikë

Uragani Odile ka marrë përpara sipërfaqe të mëdha të plazheve të famshme meksikane në Gjirin e Kalifornisë, duke bërë që mijëra turistë të zinin strehë në pikat e urgjencës të ngritura.Era fryu deri në 175 kilometra në orë dhe ishte një ndër më të fortat që godiste resorted luksoze të Kabos.Qendra amerikane e Uraganëve deklaroi se Odile është konsideruar uragan i kategorisë së dytë, por sërish mund të shkaktonte përmbytje dhe rrëshqitje dheu në ditët në vazhdim.Të paktën 26 000 turistë dhe 4 000 meksikanë kanë qenë të pranishëm në zonën e prekur. Ndërkaq, ushtria meksikane ka ndihmuar në evakuimin e mijëra të tjerëve që rrezikohen nga përmbytjet.Resortet e Kabos ishin më tepër të mbushur me turistë amerikanë, ndërsa Meksika përgatitet për të festuar të martën Ditën e Pavarësisë.