Seriali “Friends” përjetësisht i ndjekur, hapet lokal për nder të tyre

Seriali i famshëm i viteve '90, "Friends" vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga episodi i fundit i transmetuar.Për të përkujtuar 20-vjetorin e fillimit të historive njujorkeze të gjashtë miqve, Rejçëll, Monika, Fibi, Ros, Çendlër dhe Xhoi, të mërkurën do të hapet një kafene me emrin "Central Perk", e modeluar si kafeneja ku personazhet kalonin pjesën më të madhe të kohës së tyre të lirë.Lokali do të jetë i mbushur me përkujtimore nga seriali dhe personazhet e tij, si fotografi, kostume të përdorura gjatë xhirimeve. Seria e parë është transmetuar më 22 shtator 1994 në rrjetin kombëtar amerikan, NBC.