Itali, vriten nga pronari italian dy shtetas kosovarë pas një debati parash
Itali- Dy shtetas kosovarë, janë qëlluar për vdekje nga pronari i tyre Xhanluka Çiferri në Fermano të Italisë.Viktimat janë Valdet Avdyli 26 vjeç dhe Neomedim Mustafa 38 vjeç. Autori i vrasjes ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht dy kosovarët humbën jetën para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.Çiferri deklaroi në polici se ish-punonjësit e tij e kishin ndaluar në mes të rrugës dhe kishin debatuar për çështje ekonomike.Ende nuk dihet nëse viktimat pretendonin ndonjë pagë të vonuar, apo para shtesë, por debati u kthye në një tragjedi të vërtetë.Autori u arrestua menjëherë, ndërkohë që policia sekuestroi armën e tij që e mbante me leje. Aktualisht po vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj vrasjeje të dyfishtë.