Boçi: Bojkoti i detyruar, mazhoranca të heqë dorë nga arbitrariteti
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka paralajmëruar se bojkoti i opozitës do të vazhdojë, për aq kohë sa mazhoranca bën këtë sjellje. Në një intervistë në Mëngjes Express me gazetarin Enkel Demi në Ora News, Boçi u shpreh se bojkoti i opozitës është i detyruar, kurse mazhoranca duhet të heqë dorë nga arbitrariteti.“Bojkoti ynë është i detyruar sepse vjen si pasojë e një shkaku dhe veprimi nga ana e shumicës. Debatet nuk duhet të përqëndrohen tek bojkoti, por tek eliminimi i shkakut të tij. Për të eliminuar bojkotin maxhoranca duhet të heqë dorë nga arbitrariteti, shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës. Ajo duhet të japë shenja që të heqë dorë nga dhunimi i kushtetutës”, u shpreh Boçi.Sipas tij “këto shenja janë që të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor, pra të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.Deputeti demokrat ka kërkuar nga mazhoranca që ajo të tregojë vullnetin e saj që është në shërbim të ligjit dhe të qytetarëve. Sipas tij fajin për klimën e acaruar politike nuk e ka opozita, por e ka mazhoranca , sepse nuk merret me sfidat e saj, por merret me sfidat e opozitës duke e sulmuar atë.“Ne kemi një kusht kryesor, që ajo të tregojë vullnetin e saj që është në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe është në raporte mirëkuptuese me opozitën, revolta jonë nuk është se ajo voton ligjet e saj, sepse i ka votat, por është mënyra e sjelljes së saj në raport me ligjet, me kushtetutën dhe në raport me klimën politike. Nëse sot kemi një klimë të acauruar politike shpesh ligjërimi mediatik dhe politik zhvendoset te "fajin e ka opozita", por nuk e ka opozita, fajin e ka mazhoranca sepse mazhoranca në periudhën e saj 1-vjeçare nuk është marrë me sfidat e vetëvetes por me sfidën e opozitës, me goditjen në vazhdimësi të opozitës, duke filluar nga nivelet administrative dhe duke vazhduar me goditjet në parlament.”Ndërsa në lidhje me udhëzimin e statutit të PD, deputeti Boçi shprehet se nuk janë parashtruar ide për ta ndryshuar statutin për kryetarin e partisë, sepse sipas tij mandati dhe forca e kreut të partisë varet nga aksioni politik dhe jo nga ndryshimet në statut.“Ka një udhëzim që ka kaluar statutin dhe përcakton, që delegatët do të jenë krerët e seksioneve në gjithë degët e PD. Me udhëzimin e ri është shtuar numri i delegatëve arrin deri ne 7-8 mijë persona. Nuk janë parashtruar ide për ndryshime në statut për kryetarin e partisë. Nuk besoj se mandati dhe forca e kreut të partisë përcaktohet nga ndryshimet statutore, por nga aksioni politik.”ex/oranews.tv/