Rama, Goldstein-it: Arsimimi na zgjidh papunësinë, këtu duam financime
Tiranë – Banka Botërore vlerëson reformat e Qeverisë shqiptare në fushën e arsimit, sepse ato synojnë zgjidhjen konkrete të një problemi shumë të madh në vend, papunësinë.Nga ana tjetër, Kryeministri Rama sërish i kërkon, Bankës Botërore dhe institucioneve ndërkombëtare, mbështetje financiare për edukimin, duke e konsideruar atë si fushën më prioritare në vend, më prioritare se financimin e rrugëve apo të shërbimeve publike, për të njejtën arsye.Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein dhe Kryeministri Edi Rama me ekipet e tyre, në një konferencë të nivelit të lartë mbledhur sot në Tiranë, kanë folur me të njejtën gjuhë për rëndësinë e investimit në arsim, veçanërisht në atë profesional, me synim final, punësimin e sa më shumë qytetarëve shqiptarë.Golstein tha: “Shqipëria ka nja sfidë në lidhje me papunësinë; pjesëmarrja në forcat e punës është e ulët dhe kërkesa është shumë e lartë; ka një pjesë të madhe inaktiviteti të popullsisë, që nuk është e angazhuar në punë. Për këtë arsye do të doja të shprehja falenderimet e mia më të mëdha në lidhje me Kryeministrin, për faktin që përcaktoi edhe njëherë rëndësinë që ka vetë arsimi në lidhje me punësimin, në lidhje me politikat afatgjata të një vendi.”Kurse, Kryeministri Rama e vuri theksin tek nevoja për ta financuar arsimin dhe edukimin në vend duke kujtuar se ai është në krye të listës së projekteve që kërkojnë financim:“Synimi bazë në të gjithë paketën e reformës ëshë krijimi i një arsimi logjik. – tha Rama. - Mbështetja e BB-së është jashtëzakonisht e rëndësishme se nga njera anë, asistenca e ofruar na ka dhënë mundësinë të shprehim gjërat saktë, nga ana tjetër mbetet dosmosdoshmëri sigurimi i burimeve financiare për të vendosur standartet në realitet.Dua të ve theksin tek fakti që ne po bëjmë një përpjekje shumë të madhe, qoftë me Bankën Botërore, qoftë me institucione të tjera ndërkombëtare, qoftë në kuadrin e Inisiativës për Integrimin e Ballkanit Perëndimor, në qerthulin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, të përfshijmë edukimin në to, për të rritur mbështetjen financiare për edukimin.Ka një rëndësi të dorës së parë financimi i rrugëve, i shërbimeve publike, por është e kotë të themi se e gjithë kjo mbetet tërësisht e pamjaftueshme në raport me të ardhmen nëse nuk financojmë në mënyrë të mjaftueshme dhe shumë më cilësore, arsimin dhe edukimin.Për këtë arsye edhe në Konferencën e Berlinit ne kemi vendosur si palë shqiptare në tryezë, një nga prioritet kryesore për t’u fokusuar në të ardhmen e gjithë Ballkanit Perëndimor, arsimin profesional, në mënyrë që të ndalim gjithë këtë valë të madhe papunësie të akumuluar në vite, duke u dhënë të rinjve jo vetëm një mundësi, atë të shfrytëzimit të prindërve për t’u bërë të gjithë jurist, por duke që në rrugën e arsimimi profesional jo vetëm mund të gjejnë një punë, por edhe të ngrenë një biznes,” - përfundoi Rama.Oranews.tv