Çfarë do vendosin skocezët? Ja çfarë parashikon sondazhi me pasta

Një pastiçeri në Edinburg ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të realizuar një sondazh në lidhje me referendumin histotrik për pavarësinë e vendit.Klientët në pastiçerinë "Cuckoo" kanë mundësinë të zgjedhin, mes të tjerave, edhe tre lloje pastash të cilat kanë flamurin skocez, atë të Mbretërisë së Bashkuar, ose një pikëpyetje.Pronari Graham Sevixh dhe ortakja e tij, që në mars patën idenë për të realizuar sondazhin e tyre jo zyrtar për referendumin e 18 shtatorit."Donim të bënim diçka interesante dhe argëtuese, për të dalë pak serioziteti i politikës së muajve të fundit", tha Sevixh."Dhe ideja është pritur shkëlqyeshëm. Klientët janë mjaft të përfshirë, vijnë këtu dhe bisedojnë me ne dhe njëri-tjetrin për idetë që kanë. Dhe herë pas herë shikojnë nga tavolinat e tjera për të parë çfarë kanë zgjedhur për të ngrënë të tjerët"."Ështe një ide e shkëlqyer", tha një kliente pasi mori një pastë "kundër" PavarëSisë.Sevixh tha se stafi i pastiçerisë ishte stërvitur mirë që të mbante rezultatin e saktë.Rezultatet e fundit vendosen në dritaren e dyqanit në fund të çdo jave dhe pronari pranon se kanë qenë në përputhje me sondazhet zyrtare të kryera në vend.Deri tani sondazhet favorizojnë qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar, por pothuajse çereku i zgjedhësve janë të pavendosur.