Shkatërrohet banda e trafikimit të drogës dhe armëve Shqipëri-Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2014, 08:31
Itali-Shkatërohet banda e trafikimit të drogës dhe të armëve midis Shqipërisë dhe Italisë. Banda përbëhej nga shqiptarë, italianë dhe rumunë. Banda kriminale trafikonte armë dhe drogë në linjën Shqipëri - Sardenjë dhe Itali e veriut.Mediat italianë raportojnë se janë dhënë 28 urdhër arreste, mes tyre edhe për dy gra, ndërsa 30 të tjerë janë nën hetim.Arrestimet u kryen nga policia në krahinat e Nuoro, Sassari dhe Brescia dhe në Rumani.Një nga shqiptarët e burgosur do të përgjigjet për trafikimin e paligjshëm, ndërsa tre të tjerë mohun krimin.