'Sarajet' në Qeparo, Policia: Pronari i ligjshëm quhet Aristidh Kokëdhima

Vlorë – Aristidh Kokëdhima quhet pronari i kompleksi 3-katësh të ndërtuar në buzë të detit në Qeparo, i cili e ka ndërtuar atë mbi tokën e tij me leje të lëshuar nga bashkia e Himarës më 26 prill të vitit 2002. Po ashtu, objekti i Aristidh Kokëdhimës, nga Gjykata e Vlorës, më 21 maj 2007, është konsideruar i ligjshëm.Këto janë faktet që kanë rezultuar nga verikimi që Policia e Vlorës i ka bërë një objektit 3-katësh në Qeparo, të cilin Partia Demokratike e ka konsideruar si një ndërtim të paligjshëm në pronësi të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Të njejtin ndërtim e ka denoncuar me foto, ditë më parë, edhe ish-Kryeministri Berisha, duke i konsideruar ato si “sarajet” e Ramës dhe Kokëdhimës në bregdet, ndërtuar vetëm 20 m larg bregut.Në deklaratën e Policisë së Qarkut të Vlorës, lëshuar sot, thuhet: Më datë 14 shtator, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani dha një deklaratë për shtyp pranë një hoteli 3-katësh në Qeparo, me pretendimin se ky objekt është pronë e deputetit Koço Kokëdhima, është pa leje dhe i kundraligjshëm.Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë kreu menjëherë verifikimete duhura lidhur me këtë rast, prej nga rezulton se:Objekti 3-katësh në buzë të detit, në vendin e quajtur Skalomë në Qeparo është i vendosur në një sipërfaqe 6300 m2, e cila është pronë e shtetasit Aristidh Kokëdhima, e vërtetuar me aktin e marrjes së tokës në pronësi, me numër të aktit 17937 në ngastrën 219 me kufi, në Veri Odise Sava, Jorgo Kondi dhe Liso Lani, në Lindje nga lumi, në jug nga deti dhe në Perëndim nga zhavorishte.Shtetasi Aristidh Kokëdhima ka nisur ndërtimin e një objekti, me leje ndërtimi të lëshuar nga Bashkia e Himarës, më datë 26.04.2002.Më datë 03.04.2007, Policia e Ndërtimit ka nxjerrë vendim prishjeje, numër 688 për këtë objekt, me pretendimin se ishte pa leje ndërtimi. Këtë vendim Policia e Ndërtimit në atë kohe ia ka adresuar shtetasit Koço Kokëdhima, edhe pse objekti dhe toka ishin në pronësi të shtetasit Aristidh Kokëdhima. Shkresa përkatëse, që ka bërë këtë ngatërresë, i përket datës 04.04.2007 dhe nënshkruhet nga Drejtori i Policisë së Ndërtimit dega Vlorë, Gëzim Gosturani.Gjykata e Vlorës me vendimin numër 1070, datë 21.05.2007 me numër 1279 regjistri, vendosi të pranojë padinë e shtetasit Aristidh Kokëdhima dhe të anulojë vendimin Nr. 688, datë 03.04.2007 të Policisë Ndërtimore dega Vlorë, duke arsyetuar se ky ndërtim është i ligjshëm. Ai është zhvilluar në tokën e Aristidh Kokëdhimës, të fituar me ligjin 7501, dhe me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë 12 vjet me parë.Në përfundim të verifikimeve dhe bazuar në dokumentet e provat shkresore, bëjmë me dije opinionit publik se ndërtesa në fjalë është pronë e shtetasit Aristidh Kokëdhima, ndërtuar në mënyrë të ligjshme," - thuhet në deklaratën e Policisë.Oranews.tv