Obama takohet me vogëlushen fituese të programit "Thuaj një dëshirë"

SHBA - Presidenti Barak Obama është takuar me Ella Wade, vajzën 7-vjeçare, fituese të programit “Thuaj një dëshirë”, në Zyrën Ovale, më 11 qershor të këtij viti.Wade është një nga fëmijët e shumtë, që Obama herë pas here pret në Shtëpinë e Bardhë, duke thyer streset e ditës dhe ofruar familjaritet. Takimi me fëmijët është një traditë e politikës amerikane, por duket se Obama është Presidenti që ka treguar më shumë vëmendje ndaj tyre.Një album me të tilla fotografi, të bëra kohë kohët e fundit, është publikuar nga Shtëpia e Bardhë këtë javë.Fëmijët kanë qënë të qytetarëve të zakonshëm, që ai i ka takuar në aktivitete ose të punonjësve të stafit të tij.-d087c41b82aad5b9-e5db78e289c09053-7811925c2904abb0-9d7ed2cfbef7e716-59c19b98fd46971d