Portreti i shqiptarit nga Kosova që akuzohet në Gjermani për terrorizëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2014, 09:01
Udhëtimi nuk kushton as njëqind euro, për një drejtim. Rruga me autobus kalon nga Stambolli dhe prej atje drejt Sirisë. Kufitarët turq, shumicën e herëve nuk nxjerrin probleme, gjë që i zemëron autoritetet gjermane të sigurisë.Edhe Kreshnik B. e mori më 2 korrik 2013 këtë rrugë. Së bashku me gjashtë të rinj të tjerë ai i hipi autobuzit në Mannheim, me sa duket për t'u bashkuar me grupin terrorist "Shteti Islamik". Dy nga të rinjtë besohet se vdiqën në Siri, dy të tjerë u kthyen në Gjermani.Njëri prej tyre është 20 vjeçari Kreshnik B. i lindur në Bad Homburg në afërsi të Frankfurtit mbi Main. Ai është tani i dyshuari i parë si luftëtar i "Shtetit Islamik", që nxirret para një gjykate gjermane. Në Frankfurt, para Gjykatës së Lartë të Qarkut, do të zhvillohet procesi i tij, sepse Prokuroria Federale është e bindur që prej korrikut deri në qershor 2013 ai ka qenë anëtar i grupit terrorist.Zëdhënësi i Gjykatës, Ingo Löhre: "Krahas detyrave si roje dhe detyrave sanitare ai besohet se ka marrë pjesë aktive në luftime. Ai akuzohet më tej se dyshohet të ketë përgatitur një vepër penale të rëndë, që rrezikon shtetin, sepse ka pasur në zotërim edhe një armë zjarri."Kreshnik B. është kthyer me sa duket brenda një kohe shumë të shkurtër në xhihadist. Një djalë i ri, i cili konsiderohej i integruar dhe si futbollist i talentuar, një lojtar që luante në klubin më të madh futbollistik hebre, Makkabi Frankfurt. Kreshnik B luante në U17 dhe la përshtypje të mirë, të paktën te Alon Meyer, te presidenti i Makkabi Deutschland dhe Makkabi Frankfurt:"Kreshniku ishte një lojtar i mirë nga ana sociale, në përgjithësi i gjithë ekipi ka bashkëpunuar në harmoni me njëri-tjetrit, kanë luajtur, asnjë ngjarje negative, nuk mund të themi asgjë negative."Radikalizim i shpejtëPo pastaj e gjitha me sa duket u zhvillua shumë shpejt. "Është e tmerrshme, që një lojtar, i cili është angazhuar për ne, me yllin e Davidit në gjoks dhe vërtet me krenari, që ishte i ndërgjegjshëm për këtë situatë, që do ta quajnë hebre, edhe kur nuk është i tillë,- kundërshtari nuk e di këtë - që brenda kohës më të shkurtër kalon në një radikalizëm të tillë, kjo na tmerron të gjithëve."Kreshnik B. ndryshoi brenda javësh, papritur mbante kaftan, kapele për t'u falur, pantallona treçerekshe dhe i refuzonte mësueset. Ai përgjigjej me citate nga Kurani, tregojnë njerëz, që kishin të bënin me të atëherë. Sipas hetimeve të Prokurorisë Federale ai ndiqte një Shkollë Profesionale për Teknikën e Ndërtimit në Frankfurt mbi Main, së bashku me 15 myslimanë, që mendonin si ai. Një shkollë, ku salafistët rekrutonin rezerva, siç tregojnë nxënësit. "Më pyetën, nëse doja të shkoja me ta, unë u thashë jo, e ç'do të bëj unë atje, unë jam shtatëmbëdhjetë vjeç", tregon një nxënës.Kreshnik B. shkoi dhe u kthye nga Siria në dhjetor të vitit të kaluar. Familja e tij u qe drejtuar organeve të ndjekjes penale, nga frika për Kreshnikun. Në një telefonatë të përgjuar me të motrën, ai ka thënë që dëshira e tij më e madhe është të vdesë si martir.Shqiptari akuzohet për terrorizëmDiku në Siri Kreshnik B. rrinte i ulur mbi një kulm dhe telefononte me motrën e tij në Gjermani. Shumë shpejt gjatë telefonatës bëhet e qartë se "lufta e shenjtë" nuk shkonte edhe aq mirë sa që kishte menduar ai. Kjo bisedë u bë publike në fillim të procesit në Frankfurt kundër 20-vjeçarit Kreshnik B., i cili akuzohet për pjesëmarrje në luftën e milicëve të IS. Ky është procesi i parë në Gjermani kundër një pjesëtari të organizatës terroriste "Shteti Islamik".Gjysmë viti në SiriKreshnik B. ka qenë pjesë e njësive terroriste në Siri gjysmë viti. Prokuroria e shtetit e fajëson ate për pjesëmarrje në një organizatë terroriste jashtë vendit dhe për përgatitjen e veprave të rënda kundër shtetit në vendet e tjera. Ai është arrestuar me rastin e kthimit në Gjermani, në dhjetor të vitit 2013, në aeroportin e Frankfurtit. Kreshnik B. përpiqej që me një buzëqeshje të ngurtë t'u përgjigjet fotografimeve të shumta. Ai nuk kishte ndonjë kapelë në kokë, apo mjekër të gjatë tradicionale, por vetëm një mjekër të shkurtër dhe veshje normale. Ai është rritur në Bad Homburg, ndërsa familja e tij është me origjinë nga Kosova.Kryesuesi i trupit gjykues, Thomas Sagebiel i tregon se cilat janë përparësitë e tij, nëse e pranon fajin dhe pranon të flasë para trupit gjykues. "Një dënim më i butë prej 3 vjet e tre muaj deri në 4 vjet e tre muaj, ndonëse akuzat nuk janë fare të lehta", shpjegon ai. Kështu kanë rënë dakord prokuroria dhe mbrojtësit e të akuzuarit. Por i akuzuari nuk do të përgjigjet në këtë ofertë deri ditën e premte. Nëse nuk e pranon fajjin, procesi do të zgjatë të paktën deri në nëntor, sepse deri tani janë caktuar shtatë seanca."I ri, budalla dhe naiv"Në ditën e parë u bën publike telefonatat e tij me motrën, të cilat japin edhe përfytyrimet e para për psikën e xhihadistëve në Siri. "Mos fol pa lidhje për Kur'anin", e shante ajo, kur Kreshnik B. shpjegonte shkaqet pse ka shkuar në Siri për të luftuar për shkaqe fetare. Motra mendon se ate e kanë mashtruar shokët. "Lufta ka të bëjë me politikë dhe nuk është për djem të ri. Ti je i ri, budalla dhe naiv".Duket se në kohën e telefonatës "luftëtari i Zotit" ishte i ngopur me luftë. Megjithë linjën e dobët telefonike, ishte e qartë se ai donte të kthehej në shtëpi por kishte frikë se nuk do ta lejojnë të tjerët.Por akuzat e prokurorisë janë shumë serioze. Në verën e vitit 2013 Kreshnik B. me bashkëmendimtarët e tij kishte shkuar në Siri përmes Turqisë. Ai është armatosur atje dhe ka kryer stërvitjet për përdorimin e armëve. Ai e ka dhënë betimin për shërbim në një njësi të të huajve dhe ka kryer shërbime si punëtor shëndetësie dhe roje. Por të paktën tri herë ka marrë pjesë edhe në luftime disaditore. Qëllimi i "Shtetit Islamik" në Irak dhe "Sirinë e Madhe" është rrëzimi i regjimit të Assadit dhe vendosja e sundimit të Shariatit. Për këtë shtet përdoren mjete si: sulmet me bomba, atentatet vetëvrasëse, rrëmbimet dhe ekzekutimet.