Cameron skocezëve: Votoni për bashkimin, unë do jem gjithmonë këtu!

David Cameron ka mbajtur në Aberdin të Skocisë ndoshta një prej fjalimeve më të mira të karrierës së tij.Në përpjekje për të shpëtuar Mbretërinë e Bashkuara nga shpërbërja, Cameron mbërriti në Skoci pak ditë para referendumit për të bindur vendasit se pavarësia nuk është rruga e duhur drejt progresit."Largimi tani nga bashkimi, për skocezët do të jetë sikur të largohen nga shtëpia që kanë ndërtuar me aq shumë mundim dhe të hedhin tutje çelësat. Të gjithë atyre që votojnë të enjten do t'u thoja, ju lutem kujtoni se ky vend nuk është i vjetër. Është Mbretëria e Bashkuar, vendi ynë!"Ai u premtoi skocezëve se nëse refuzonin pavarësinë, do të merrnin menjëherë të drejta të reja për politikat fiskale, shpenzimet buxhetore dhe shërbimin shëndetësor."Edhe nëse nuk më pëlqeni mua… Duhet ta dini se nuk do të jem këtu përgjithmonë", tha ai. "Kështu që mos lejoni njeri t'u thotë që nuk mund të jeni njëkohësisht skocezë krenarë dhe britanikë krenarë".Interesimi është mjaft i madh për referendumin e së enjtes. Gati 97% e popullsisë është regjistrur të votojë.