Rama “sherr” me Bashën për shtyllat e ndriçimit te "Nënë Tereza"

Tiranë-Edhe pse në Kinën e larget, numri 1 i qeverisë shqiptare duket se ndjek nga afër punën e pasardhësit të tij në krye të bashkisë së Tiranës.Kjo foto e postuar në twitter, bashkë me radhët ironike e dëshmon këtë.Fotoja është shkrepur në afërsi të sheshit Nënë Tereza, nga ku një ditë më parë, Lulzim Basha ndërsa inspektoi punimet, tha se bashkia flet me punë jo me llogje.Por kjo shtylle ndriçimi, të cilës i ka ikur ngjyra,sipas Edi Ramës, fakton të kundërtën, andaj ai i kërkon bashkisë, ti përvishet punes.“T'ia thote dikush bashkise te lyeje shtyllat e bulevardit se boll u krenuan me punet e te tjereve per viziten e madhe”shkruan Rama.

Basha: Ne bëjmë punën, Rama poston selfie
Në përgjigje të mënjehershme, por nga rrjetet sociale, kryebashkiaku Lulzim Basha e ka cilësuar mjerim, këtë thirrje të kryeministrit. Kreu i PD, nuk nguron ti kujtojë Edi Ramës, se për 11 vjetet, sipas tij, e la bashkinë e kryeqytetit në pikë të hallit.