Shkup, Volers kritikon liderët: Politika e tyre, recetë si shkatërrohet një shtet

Maqedoni- Politika që bëjnë liderët politik në Maqedoni është recetë se si shkatërrohet një shtet dhe jo politikë që ndihmon tejkalimin e konflikteve.Me një vlerësim të tillë ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Pol Volers, ishte sot më i ashpër se kurrë.Në përgjithësi, liderët politik në Maqedoni politikën e shohin si lojë për përfitime personale dhe partiake, tha Volers në Konferencën Shkencore me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.Në të njëjtën linjë me të ishte dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës qëndroi në të njëjtën. Bazuar në të dhënat historike, Abdylaqim Ademi tha se konfliktet mes popujve kryesisht në Ballkan janë nxitur nga udhëheqësit e tyre.Ndërsa shtetet më të fuqishme kanë mësuar nga pësimi në luftëra, vendet e Ballkanit kanë dështuar në këtë drejtim, thotë drejtori i Institutit të Historisë Nacionale, Dragi Georgiev.Edhe paqja më e brishtë është më e mirë se lufta, thotë historiani, Skënder Hasani, tani edhe drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. Duke iu referuar pasojave nga Lufta e Parë Botërore, Hasani përcolli mesazhin për paqe dhe tejkalimin e kontesteve përmes dialogut.Në Konferencë krahas studiuesve, morën pjesë edhe Ambasadorë, Ministra e bartës të funksioneve dhe zyrtarë të tjerë, të cilët theksuan nevojën për të mësuar nga humbjet dhe pasojat që pati njerëzimi gjatë luftës, kësaj lufte të madhe.