FOTOLAJM/Britania më pak e bukur nëse skocezët i thonë PO referendumit

Britani e Madhe-Javën e ardhshme, Mbretëria e Bashkuar mund të ndryshojë përgjithmonë, pasi Skocia voton për çështjen e pavarësisë së saj.Nëse Skocezet votojnë Po, një zonë e madhe e ishullit nuk do ti përkasë më Mbretërisë së Bashkuar dhe britanikët do të humbasin pretendimin se kanë malet më të bukura, liqenet, muzetë, kështjellat dhe qytetet.Vende të zhytyra në gjelbërim, ku ka shumë agriturizëm, qendra historike, kështjella mesjetare që bëjnë të ëndërrojnë më sy të hapur.Në mesin e tyre është dhe Kështjella e Edinburgh-ut, e cila ka rezultuar të jetë qyteti me më shumë fantazma në të gjithë Europën.Apo Kështjella Dunnottar, e cila ka luajtur një rol të shquar në historinë e Skocisë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike.Gjithashtu, Dunnottar është i njohur si vendi ku u fshehën bizhuteritë e mbretërisë skoceze nga Lordi Oliver Cromëell në shekullin e 17-të.Pra Britanisë së Madhe, do ti mungojnë shumë perla historike dhe natyrore nëse në 18 shtator, qytetarët në Skoci do të thonë Po ose Jo që vendi të shpallet i pavarur nga pjesa tjetër britanike.Këtu ju sjellim disa nga fotot që tregojnë bukurinë e vërtetë dhe të bukur të Skocisë ku shikohet saktësisht se sa ka për të humbur Mbretëria e Bashkuar.skoci 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13