Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, 2 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar pasditen e sotme.Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet tip Benz me targa AA 440 AX është përplasur me një tjetër automjet tip Audi me targa AA 033 EU dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.Menjëherë të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për aksidentin dhe po punon për lehtësimin e qarkullimit.