Avioni MH17, rikthehen në atdhe trupat e 9 viktimave
Australi- Trupat e nëntë viktimave që humbën jetën në aksidentin ajror të Malajzia Airlines në lindje të Ukrainës janë kthyer në Australi.Kortezhi me trupat e pa jetë kaloi në rrugët e Melburnit, në Gjykatën e Victoria në orët e vona të ditës së enjte.Karvani i makinave, i shoqëruar nga policia u prit nga mjeku ligjor, i cili cili qëndronte jashtë ndërtesës. Deri tani janë riatdhesuar 14 persona, nga 39 gjithsej që humbën jetën pas rrëzimit të avionit MH17.Autoritetet nuk kanë publikuar identitetet e të riatdhesuarve të fundit. Luftimet e ashpra mes forcave ushtarake ukrainase dhe rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës më 17 korrik u morën jetën 298 personave që ndodheshin në bordin e avionit malajzian, ku dy të tretat e tyre ishin nga Holanda.Raporti paraprak i ekspertëve holandez, i publikuar javën e kaluar citonte se avioni është sulmuar nga një numër i madh objektesh me energji të lartë, duke hedhur poshtë qoftë një difekt teknik, qoftë një gabim njerëzor.Është kritikuar gjerësisht fakti se në raport nuk përmendet fjala raketë, por është e zevendësuar me fjalët objekte me energji të lartë.Debati gjithsesi vijon edhe për faktin se akush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit mbi avion, as Ukraina zyrtare dhe as rebelët. Një raport përfundimtar do të publikohet në vitin 2015.