IS me 31 mijë luftëtarë, CIA: Numri 3 herë më i madh se mendohej

CIA deklaron se shteti islamik mund të ketë 31 mijë luftëtarë në Irak dhe Siri, gati trefishi i parashikimeve të mëparshme.Sipas zëdhënësit të CIA-s, përfundimet vijnë pas të dhënave të mbledhura nga një grup i inteligjencës gjatë periudhës maj-gusht.Militantët e shtetit islamik kanë marrë në kontroll territore të mëdha në veri të Irakut e Siri dhe kohët e fundit kanë ekzekutuar me prerje koke dy gazetarë amerikanë, gjë e cila ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin sulmet ajrore.CIA më parë mendonte se shteti islamik kishte deri në 10 mijë luftëtarë. Ky vlerësim i ri reflekton një rritje të anëtarëve për shkak të rekrutimeve, të cilat janë shtuar ndjeshëm që prej muajit qershor", dekaloi zëdhënësi Ryan Trapani.Raporti i CIA-s vjen një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barac Obama, publikoi planin për shkatërrimin e grupit islamik dhe gjithashtu premtoi mbështetjen e forcave ushtarake irakiane dhe kurde.Obama gjithashtu autorizoi sulmet ajrore në Siri për herë të parë, duke marë edhe kritika por edhe reagime nga qeveria siriane.Deri tani janë kryer më shumë se 150 sulme ajrore kundër militantëve të shtetit islamik në Irak. Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë kontribuuar në ndihma humanitare dhe gjithashtu ndihma me pajisje ushtarake.