Oscar Pistorius, fajtor për vrasje personi, por pa paramendim
Atleti paralimpik i Afrikës së Jugut Oscar Pistorius është gjetur fajtor për vrasje, por pa paramendim duke vrarë të dashurën e tij gabimisht në banesën e çiftit në periferi të Pretorias.Gjyqtarja, Thokozile Masipa, tha se atleti ka vepruar "nga pakujdesia", kur ai qëlloi ndaj ish modeles Reeva Steenkamp, të cilën e ngatërroi me një hajdut në shtëpi.Gjyqtarja e çështjes tha se prokuroria ka dështuar për të provuar se ai kishte vrarë me qëllim modelen në natën e 14 shkurtit 20013 dhe se sjellja e Pistorius ishte qartësisht neglizhente.Ndërsa dje, trupi gjykues rrëzoi ndaj tij akuzën për vrasje me paramendim. Gjatë leximit të verdiktit, atleti që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike Londër 2012, qëndroi në heshtje.Nuk kishte shumë emocione në gjykatë, pasi të gjithë e dinin se si do të ishte vendimi ka komentuar një korrespondent i BBC-së.Dënimi mbi atletin mund të jetë deri në 15 vjet dhe do të bëhet i ditur më vonë. Pistorius, i cili vrapon me dy këmbë artificiale u bë simbol në të gjithë botën për triumfin e njeriut mbi kufizimet fizike.