Ndarja e mandateve, KQZ shqyrton të hënën kërkesën e anëtarëve socialistë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të hënën kërkesën e tre anëtarëve socialistë për tu mbledhur për të shqyrtuar ndarjen e mandateveNë një deklaratë të saj, KQZ thekson se se “në datën 28.01.2013, në orën 10.00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Projekt-vendim: "Për miratimin e strategjisë së trajnimit të antarëve të komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 Qershor 2013". Projekt-vendim: "Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013".“Po kështu ka një kërkesë për thirrje të mbledhjes nga tre anëtarët e KQZ-së, Zëvëndës kryetari, Denar Biba, anëtarja Albana Shtylla dhe anëtari Jani Jani, me këtë rend dite: "Për caktimin e numrit të mandateve, për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013". Bëjmë dije se të tre këto çështje do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së ditën e hënë datë 28.01.2013” thuhet në deklaratën e KQZ-së.Ndërkohë në një deklaratë për shtyp të nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba thuhet se “mbledhja e thirrur nga tre anëtarët e KQZ, z.Denar Biba (Zv/Kryetar), znj.Albana Shtylla dhe z.Jani Jani për ditën e Hënë, datë 28.01.2013 me rend dite: "Për caktimin e numrit të mandateve, për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013" është refuzuar nga Kryetarja e KQZ, znj.Lefterie Lleshi”.Ai ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Lefteri Lleshi se duke refuzuar ta vendosë kërkesën e 3 anëtarëve socialistë në rend dite, ajo ka shkelur rëndë ligjin, dhe ka dhënë edhe një shembull tjetër të shëmtuar të dhunës së shumicës në KQZ.