Jackobson: Kosova duhet të punojë më shumë për integrimin në BE

“Nuk do të ketë ndryshim të kufijve aktualë të Kosovës. Ky është qëndrimi i SHBA-së dhe i Sekretares amerikane, Hilary Clinton”.Kështu tha Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jackobson, në një intervistë në RTK. Sa i përket dialogut, ajo tha se e inkurajojnë palën kosovare dhe atë serbe, që të vazhdojnë me dialogun, për zgjidhjen e problemeve.Ambasadorja amerikane, Tracey Jackobson, i ka komentuar edhe zërat rreth shkëmbimit të territoreve dhe bashkimit kombëtarë. Ajo porositi të gjithë aktorët që të punojnë sa më shumë për integrim në Bashkimin Evropian, dhe se brenda kësaj organizate do të ndodhë edhe bashkimi i shteteve.Jackobson tha se SHBA-ja mbështet Kosovën dhe shtetet e tjera me kufij aktualë dhe janë kundër çdo ndryshimi tjetër të kufijve në Ballkan.Jackobson ka folur edhe rreth procesit të privatizimit në Kosovë, veçanërisht atij të PTK-së, duke thënë se qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me këtë proces, dhe se me privatizim të ndërmarrjeve publike sigurohet një e ardhme më e mirë ekonomike për qytetarët dhe vetë Kosovën.Sipas Jackobson ka ardhur koha të përfundojë reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore dhe pas këtij procesi të zhvillohen zgjedhjet e rregullta dhe demokratike në vend.Ajo ka uruar të gjithë qytetarët në prag të 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke e riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit të Kosovës, posaçërisht në fushën e njohjeve nga shtetet të cilat ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës