Deklaratat nacionaliste, Delavekuras:Interesat e vendit nuk do të preken

Athina zyrtare thotë se ndjehet e kërcenuar nga deklaratat nacionaliste. Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Jorgos  Delavekuras thotë se kjo është një kohë e vështirë për Greqinë, por pavarësisht kësaj çështja kombëtare dhe interesat e vendit nuk do të preken."Greqia vazhdon të jetë një faktor i qëndrueshëm dhe stabilizues në rajon, në një zonë e cila aktualisht po përballet me sfida të mëdha. Në rajonin e Ballkanit, ku ne shohim  një zhvillim të nacionalizmit , kërcënimi më i madh ne.  Greqia ka ndjekur gjithë këto vite një politikë të fortë për të forcuar paqen dhe sigurinë, për krijimin e kushteve për rritje, për të rritur bashkëpunimin ekonomik, për të rritur kontaktet midis popujve të rajonit që janë të detyrueshme  për vendet që duhet të jenë pjesë e  Bashkimit Evropian, projekt i madh politik që na bashkon të gjithëve. Falë këtyre përpjekjeve kanë bërë përparim të ndjeshëm, por ka kërcënime serioze" ka thënë Delavekuras.Ndërkohë një tjetër çështje që për Athinën ka një rëndësi të veçantë është edhe gazsjellësi TAP, që sipas Delavekuras  po punohet me rritme të shpejta. Sipas tij vazhdojnë të zhvillohen konsultimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare ndërmjet tre vendeve-Greqi, Shqipëri dhe Itali, një nga kushtet e gazsjellësit TAP."Eshtë një plan strategjik është i një rëndësie të madhe për të treja vendet, por jo vetëm për ato. Është një projekt me rëndësi strategjike për vetë Bashkimin Evropian dhe ne shpresojmë se do të ketë një përparim pozitiv në periudhën e ardhshme. Shpresojmë që në të ardhmen të zbatohet ky porojekt me përfitime shumë pozitive për të gjitha vendet dhe Bashkimin evropian", tha Delavekuras që thekson se shumë shpejt do të mund të arrihet një marrëveshje.