Serbët sërish bllokojnë pikën kufitare në Bërnjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2013, 10:50
Serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar edhe sot rrugën që të çon në pikën kufitare në Bërnjak, duke ndaluar kolonën e makinave në të cilën ishin pjesëtarët e EUEX-it dhe të Policisë kufitare të Kosovës, raporton RTK.Sipas mediave serbe protestuesit kanë deklaruar se do të lejohen të kalojnë të gjitha automjetet, përveç atyre që transportojnë doganierët dhe policët e Kosovës.