Arrestohen 3 policë të Morinit, kërkoheshin për falsifikim
Rreth 2 muaj pas shpalljes në kërkim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës, kanë vënë në pranga 3 ish-punonjës të Policisë Kufitare të Morinit të akuzuar për “Falsifikim kompjuterik”Arrestimet u kryen bazuar në urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” ndaj ish-punonjësve të Policisë Fatos Ahmati, Petrit Dauti, Behar Dida.Urdhrat nuk ishin ekzekutuar për shkak të shmangies së tyre nga hetimi, fakt për të cilin ishin shpallur në kërkim.Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunimme Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, ka rezultuar se policët e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, F. Ahmati, P. Dauti dhe B.Dida, në bashkëpunim me agjenten doganore A.Kraja, regjistronin në mënyrë fiktive hyrje të mjeteve të ndryshme në sistemin TIMS.Sipas organit të akuzës, “manovrimet” shtetasit e mësipërmi kryenin me qëllim që posedues të ndryshëm automjetesh të shmangeshin nga masa administrative që aplikohet nga autoriteti doganor, për rastin kur automjeti që do të bëjë doganën ka kaluar 6 muaj qëndrim në Shqipëri.Deri më tani është provuar se, për çdo regjistrim mjeti në mënyrë të paligjshme, këta shtetas merrnin nga 10.000 lekë.Hetimi ka nisur në muajin Mars 2014 dhe dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer regjistrimet e paligjshme për një numër të lartë automjetesh.