Porti i “Kosovës” drejt kinezëve, Rama: Projekt madhor me interes konkret

Porti i Shëngjinit i konsideruar "porta"detare e Kosovës duket se në fakt do të shndërrohet në portën detare të Kinës në brigjet e Adriatikut.Negociatat mes dy qeverive për portin janë konfirmuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.Marrëveshja për portin e Shëngjinit ende po diskutohet, kryeministri Shqiptar thotë se është drejt përfundimit marrëveshja për financimin nga qeveria kinezë të ndërtimit të Rrugës së Arbrit.“Për sa i përket pjesës që lidhet me qeverinë kineze, ne praktikisht jemi duke finalizuar një marrëveshje për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit dhe ndërkohë jemi duke diskutuar për një serë projektesh të reja, ku do të përmendja projektin e sistemit hekurudhor që mund të jetë një projekt i financueshëm nga pala kineze, duke pasur parasysh dhe interesimin e shprehur nga qeveria kineze për rajonin në tërësi në këtë aspekt, projektin e autostradës së kaltër, gjë që e kemi biseduar edhe në takimin e Bukureshtit, padyshim projekte që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e bujqësisë dhe jo vetëm të infrastrukturës, peshkimit, por edhe të arsimit”.Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka bërë një panoramë të zhvillimeve në vendin tonë, ndërsa ka vlerësuar dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës.