Pistorius “nuk është fajtor” për vrasje me paramendim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2014, 14:02
Pistorius “nuk është fajtor” për vrasje me paramendim.Ky është vendimi që ka dhënë gjyqtarja për atletin paralimpik Oscar Pistorius, i cili vrau të dashurën e tij ish modelen Reeva Steemkamp natën e 14 shkurtit të 2013-s.Gjykatësja Thokozile Masipa tha se prokuroria ka dështuar të japë prova se atleti i Afrikës së Jugut vrau me qëllim të dashurën e tij.Pistorius, fitues i medaljes së artë në Lojërat Paralimpike Londra 2013, mohoi se e ka qëlluar qëllimisht Steenkampin, duke thënë se e kishte ngatërruar me një hajdut.