Bushati-Thors: Avancim të të drejtave të shqiptarëve në rajon

Tiranë- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim pune Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Astrid Thors, e cila viziton vendin tonë për herë të parë.Komisionerja e Lartë e OSBE-së për Pakicat Kombëtare shfaqi interesimin e saj për këndvështrimin e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe informoi për aktivitetin e Zyrës së saj në rajon si një mekanizëm për parandalimin e konflikteve etnike.Ministri Bushati, nga ana e tij, e njohu Thors me vullnetin e qeverisë shqiptare për të qenë një faktor konstruktiv në rajon si dhe për të dhënë kontributin e duhur në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vendet ku jetojnë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.Ministri Bushati shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Zyrën e Komisioneres për një angazhimin efektiv në mbikëqyrjen e zbatimit të parimeve të OSBE-së për pakicat kombëtare në të gjitha vendet e rajonit.Një ditë më parë Komisionerja e Lartë e OSBE-së për Pakicat Kombëtare, zhvilloi një takim edhe me kreun e Shtetit, Bujar Nishani.