Rrëmbimi i oficerit, tensionohen marrëdhëniet Rusi-Estoni
Rrëmbimi i oficerit estonez nga Rusia vë në diskutim nenin 5 të NATO-s. Kështu ka deklaruar kreu i inteligjencës së vendin baltik. Incidenti ka ndodhur të premten më 5 shtator, por u përshkallëzua më tej gjatë fundjavës.Estonia thotë se shërbimet e inteligjencës ruse e kanë kapur oficerin Kohver, në orën 07:00 në afërsi të pikës doganore të Luhamaas në anën e Estonisë, teksa ai po hetonte kontrabandistët e armëve.Por shërbimet e zbulimit rus thonë të kundërtën, që oficeri ndodhej në territorin rus. Të dielën ai u shfaq në televizionet ruse dhe u akuzua për spiunazh, gjë e cila mund ti kushtojë 20 vjet burg në Rusi.Ministria e Jashtme e Estonisë deklaron se situata është tejet shqetësuese. Ajo tha se oficerit Kohver i është refuzuar ndihma konsullore, në shkelje të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore.Ministria e Jashtme sëbashku me atë të brendshme estoneze kanë kërkuar kthimin e tij në vend, pasi Estonia ka hapur një hetim penal për ngjarjen. Ngjarja vjen në një situatë të tensionuar politike mes vendeve baltike dhe Rusisë.Estonia dhe Letonia, të cilat kanë pakica të mëdha ruse, kanë frikë se Rusia mund të destabilizojë vendet njëlloj siç bëri me Ukrainën dhe Krimenë.Rrëmbimi i oficerit ndodhi pak pasi Presidenti amerikan Barac Obama vizitoi kryeqytetin estonez dhe u zotua për solidaritet të NATO-s ndaj sigurisë së vendeve baltike.