Një darkë me kallamarë nga Arbana Osmani për Mustafa Nanon
Arbana Osmani ka folur në emisionin “Jamais Vu” për një pjesë të veçantë të jetës së saj, pasionin për gatimin.E pyetur nga moderatori i emisionit Mustafa Nano se çfarë do i gatuante atij për darkë, Arbana ka thënë: “Meqë është darkë do të të bëja peshk. Do bënin ca krudo dhe ca kallamarë të mbushur me perime, një peshk në kripë dhe verë.”Gjithashtu prezantuesja e njohur ka treguar edhe për librin e saj për kuzhinën të cilin e ka botuar kohët e fundit “Receta për njerëzit që dua”.“Ideja e librit nisi nga fakti se shoqet e mia më kërkonin receta të ushqimve tën ndryshme dhe unë ua dërgoja me email. Mbarova emisionet dhe kisha gjithë verën pushim dhe më lindi ideja të bëja një libër me këto recetat që ua jepja shoqeve gjithë kohës. Këtë ide ia thashë Rudina Xhungës.Më kanë ofruar ndihmë për të bërë receta me kuzhierë profesionistë, me redaktorë etj por s’e doja këtë sepse nuk do ishte më libri im. Prandaj vendosa ti bëja të gjitha vetë. Gatimet, fotot me aparat por edhe me iPhone të ushqimeve të ndryshme.”-ka shpjeguar Arbana.Nga ky libër janë shitur më shumë se 20 mijë kopje dhe sipas Arbanës ai vazhdon të shitet për faktin se përmbajtja me kualitet, informacionet e vlefshme dhe çmimi i arsyeshëm janë faktorë të rëndësishëm të suksesit të këtij libri.