Lindja e Ukrainës dhe armëpushimi, në Donjesk banorët po rikthehen në shtëpi

Vijon të mbetet e tensionuar situata mes forcave ushatrake ukrainase dhe rebelëve prorusë pas armëpushimit të arritur të premten.Qyteti Dnipropetrovsk në lindje të Ukrainës, ka mbetur porta e vetme që lidh Donejskun me pjesën tjetër të botës. Megjithatë rrugët e Donjeskut janë nën kontrroll të rreptë nga forcat ushtarake dhe të gjithë personat që hyjnë në qytet i nënshtrohen një kontrrolli të rreptë identiteti nga forcat e armatosura.Disa prej banorëve janë rikthyer në shtëpitë e tyre dhe gjatë natës disa makina nisën të qarkullonin në rrugë.Në takimin e mbajtur në Minsk të Bjellorusisë, përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukranës, të mbështettur edhe nga organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë, nënshkruan një protokoll paraprak për armëpushim, i cili hyri në fuqi më vonë gjatë ditës.Marrëveshja e armëpushimit rriti shpresat për një përfundim të konfliktit të përgjakshëm në lindje të Ukrainës. Si pasojë e luftimeve të ashpra në rajon, të cilat nisën në muajin mars, pas aneksimit të Krimesë, 2600 persona kanë humbur jetën.