Berati i UNESCO-s zhytet në plehra, vëzhgimi në fundjavën me turistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2014, 10:55
Berat - Ndërsa turizmi konsiderohet si një nga mundësitë për zhvillimin e qytetit në Berat, pak mendohet për imazhin që përcjell në sytë e vizitorëve pastërtia në rrugët e qytetit.Fundjava shton numrin e vizitorëve që mbërrijnë në këtë qytet, por pak kush kujtohet për të pastruar kontenierët në rrugët tij.Në sheshet mes pallateve situata duket dhe më e vështirë, ndërkohë që fëmijët luajnë shumë pranë pirgjeve me plehra.Pothuajse në çdo rrugë të Beratit, pamja është e njëjtë, kontenierë të tejmbushur, dhe plehra që përfundojnë deri në rrugë, duke u bërë jo vetëm burim epidemish, por edhe një imazh që e shëmton qytetin e mbrojtur të UNESCO-s.Menaxhimin e mbetjeve, bashkia e Beratit ia ka besuar një sipërmarrjeje private./nzh/oranews online/