Humbja e avionit malajzian, të afërmit e pasagjerëve përkujtojnë 6 mujorin

Të afërmit e pasagjerëve kinezë që ndodheshin në bordin e avionit “Malajzia Airlines MH370” kanë përkujtuar gjashtëmujorin e humbjes se avionit. Rreth 30 persona u mblodhën në një nga tempujt më të famshëm budist të kryeqytetit kinez Pekin.Njëri prej tyre nisi të lexojë një poemë dhe situata u tensionua në momentin kur forcat policore tentuan të largojë grupin që prej aty. Ndërkaq asnjë gjurmë nuk është gjetur nga avioni i cili u nis nga Kuala Lampur drejt Pekinit me tetë mars me 239 persona në bord.Bazuar në analizën e të dhënave satelitore, MH370 besohet të ketë përfunduar udhëtimin e tij në det, në perëndim të Perthit. Deri tani hetuesit nuk kanë asnjë përfundim se çfarë ka ndodhur me avionin, megjithatë gjetja e kutisë së zezë së avionit është parë si pikë kyce për të kuptuar se cfarë ka ndodhur me fluturimin fatkeq.Ekipet tashmë po përgatiten të fillojnë fazën e ardhme të kërkimeve, e cila do të nisë në fund të muajit shtator dhe do të fokusohet në një zonë prej 60.000 kilometër katrorë në Oqeanin Indian. Ata do të përdorin teknologjinë më të përparuar të mjeteve nënujore, hidrolokator, kamera etj.Më herët, gjatë javës së kaluar, kryeminstri i Australisë Tony Aboot dhe ai malajzian Najip Razak, në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaruan se kërkimet do të vijojnë deri në zbulimin e këtj misteri.Abot tha se ky është një detyrim ndaj të gjithë të afërmve të pasagjerëve që ndodheshin në bord. Operacionet e kërkimit pritet të zgjasin 12 muaj.