Daka për Ora News: Zgjedhjet e reja na i detyron Kushtetuta
Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së së Kosovës, në një lidhje me skype, ka deklaruar se nëse do të mbahen zgjedhjet të reja në Kosovë, do të jetë një sfidë e radhës, por Kushtetuta e detyron një veprim të tillë.Kryetarja e KQZ-së në një lidhje me skype, në studion e lajmeve të Ora News, lidhur me ngërçin politik të krijuar kohët e fundit, u shpreh se janë disa faktorë që do të ndikojnë në sfidën e radhës, po qe se do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Ndërsa shtoi se një ndër sfidat më të mëdha do jetë organizimi në pjesën veriore të Kosovës, ku jenton shumica serbe.E pyetur nëse ka ende shpresë që politika kosovare t'i anashkalojë këto zgjedhje, Daka tha se çështje politike, ju takon forcave politike të vendosin nëse do të ketë zgjedhje të reja.Në lidhje me skype, intervista me Kryetaren e KQZ-së, Valdete DakaGazetari: Po flitet që në Kosovë vendi të shkojë në zgjedhje, ju si institucion a jeni të gatshëm t’i organizoni ato, pasi kanë kaluar vetëm 3 muaj që kur janë organizuar ato.Valdete Daka: Natyrisht do të jetë sfidë nëse organizohen përsëri zgjedhje brenda pak muajve, pasi sapo përfunduan zgjedhjet e fundit parlamentare, po megjithatë ne kemi obligim kushtetues, që na obligon ti organizojmë ato, sa herë që të shpallen. Edhe pse shpresojmë se nuk do të kemi zgjedhje, por megjithatë Kushtetuta na obligon që t’i organizojmë dhe ne nuk kemi tjetër rrugëdalje tjetër, veçse ti organizojmë.Gazetari: A ka ende shpresa që politika Kosovare t'a anashkalojë këto zgjedhje?Valdete Daka: Kjo është më tepër një çështje politike dhe varet nga ajo se çfarë ofron skena politike në Kosovë. Të hohim se çfarë do të ndodhë me 12 shtator, pas mbledhjes konsetitive të Parlamentit të Kosovës dhe pastaj do të kemi një pasqyrë nëse do të kemi zgjedhje ose jo.Gazetari: Le të supozojmë për një moment sikur do të mbahen zgjedhjet, sa kohë do të ju duhet juve si institucion t'i përgatisni ato?Valdete Daka: Sipas Kushtetutës ne kemi mundësi që këto zgjedhje ti mbajmë brenda 45 ditëve, pra maksimumi i kohës i cili është vetëm 45 ditë. Kjo situatë është hipotetike, në qoftë se shpallen zgjedhjet shpresojmë që të na japin këtë mundësi që të t'i kemi së paku 45 ditë.Gazetari: Pra kjo është njëra nga sfidat, nëse flisni në hipotezën nëse do të mbahen zgjedhjet?Valdete Daka: Natyrisht, sa më shumë kohë që të na lihet për t'i organizuar zgjedhjet, ato me siguri që do të dalin më mirë.Gazetari: Të tjera sfida ju si institucion keni paraprirë?Valdete Daka: Po, sfidat e zakonshme. U bë një vit që jemi në zgjedhje si institucion. Mos të harrojmë që kemi zgjedhjet e 3 nëntorit në vitin 2013, pastaj shumë përsëritje të zgjedhjeve lokale dhe tani së fundmi patëm zgjedhjet e 8 qershorit. Një ndër sfidat më të mëdha do të jetë sërish organizimi në pjesën veriore të shtetit tonë, ku jeton shumica serbe. Natyrisht afati kohor i shkurtër, votimi i qytetarëve që gjenden jashtë Kosovës. Megjithatë do të jetë përsëri sfidë. Pra, siç ishin zgjedhjet e kaluara, sepse të gjitha këto zgjedhje u mbajtën në afate shumë të shkurtëra. Mos të harrojmë zgjedhjet e fundit u organizuar për 31 ditë, që mund të jetë një rekord në rajon, ndoshta edhe në botë.Gazetari: Ju e keni buxhetin e mjaftueshëm, sa para do t'ju duheshin?Valdete Daka: Në qoftë se i krahasojmë me zgjedhjet e fundit parlamentare, me siguri që do të na duhet një shumë e njëjtë, që i bie përafërsisht mbi 5 milionë euro, natyrisht që nuk e kemi këtë buxhet, këtë duhet ta organizojë qeveria, sepse pa para nuk bëhen zgjedhjet.Gazetari: Ju jeni kthyer nga Bukureshti, mund t'a dimë për çfarë ishit e ftuar?Valdete Daka: Kjo ishte një konferencë ndërkombëtare me nivel europian e cila mbahet çdo vit. Është organizata ACO, edhe pse ne fatkeqësisht nuk jemi anëtarë të kësaj Organizate. Megjithatë është Shqipëria që është anëtare dhe ne ftohemi më tepër si vëzhgues të kësaj Organizate, sepse anëtarësimin tonë në këtë organizatë e bllokon Rusia dhe Serbia, tashmë çështje të njohura politike.Megjithatë ne marrim pjesë në këto evenimente dhe kemi Shqipërinë e cila vazhdimisht lobon dhe mundohet që të na prezantojë edhe neve në këto konferenca ndërkombëtare. Presim që Shqipëria të ketë mundësinë të organizojë një prej konferencave të radhës të kësaj oraganizate, që është një organizatë e fuqishme, e cila mbështetet nga shumë organizata ndërkombëtare, janë organizata që merren me organizimin e zgjedhjeve. Nëse Shqipëria arrinë ta organizojë një konferencë të tillë, atëherë të shpresojmë të na jepet një hapësirë e mjaftueshme për të bërë promovimin tonë.