Braçe "nuk njeh”Guvernatoren e re: Presidenti të mos i japë imunitet

Tiranë- Ndërsa u duk se situata e Bankës së Shqipërisë u vu nën kontroll me marrjen e drejtimit të saj nga zëvendës.guvernatorja e parë Elisabeta Gjoni, kompetenca të cilat i kaluan me vendim të Këshillit Mbikqyrës, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Finacave nuk është i këtij mendimi.Për Erion Braçen, Elisabeta Gjoni është përgjegjëse po aq sa Guvernatori Fullani për keqadministrimin me pasojë dem të rëndë ekonmik për Bankën. Duke ju referuar dhe takimit që Kreu i Shtetit Nishani pati dje me zonjën Gjoni, deputeti Braçe thekson se Presidenti i Republikës nuk mund te jape imunitet nga hetimet apo të cenoje hetimet per te.“Po lexoj qe, paska patur nje mori takimesh te nivelit te larte dje, ku shkelqen takimi i Presidentit te Republikes me zevendes.guvernatoren e Bankes se Shqiperise qe kryen detyren e Guvernatorit, Elisabeta Gjoni!!E vleresoj shqetesimin e Presidentit per stabilitetin e sistemit financiar ne vend, ne fund duhet te ndodhte dhe kjo.Por ka nje shqetesim edhe me te madh; Ndikimi mbi prokurorine per vijimin e hetimeve dhe çuarjen deri ne fund te nxjerrjes se pergjegjesise penale per cilindo qe ka drejtuar ne banke dhe ka bere faj.Shqip;Elisabeta Gjoni, ne cilesine e zevendesguvernatorit (detyrat e te cilit jane te qarta ne ligj), ne kushtet e mungeses se zevendesguvernatorit pergjegjes per administrimin e Bankes, me pergjegjesi te plote edhe per kete (sipas ligjit),Eshte pergjegjese po aq sa guvernatori per keqadministrimin me pasoje dem te rende ekonmik per banken.Nuk mundet qe Presidenti i Republikes te jape imunitet nga hetimet apo te cenoje hetimet per te!” shkruante ai sot në fb.Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës s'paraqiten sot në komisionin e Ekonomisë Ndërkohë mbledhja e parashikuar për ditën e sotme është anuluar, me kërkesë të Kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha i cili ka kërkuar mirëkuptim për mosparaqitjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës dhe paraqitjen e tyre në Prokurorinë e Tiranës.  brace