Liga arabe përkrah SHBA: Do jemi së bashku kundër shtetit islamik
Teksa kurdët në Irak përcollën në banesën e fundit luftëtarët që humbën jetën në betejën kundër militantëve të shtetit islamik, Komuniteti Ndërkombëtar ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër xhihadistëve.Ministrat e jashtëm të lidhjes Arabe, gjatë një takimi në Kajro kanë rënë dakord të marrin të gjitha masat e nevojshme për tu përballur me kërcënimin e shtetit islamik.Ministrat e jashtëm deklaruan gjithashtu se do të bashkëpunojnë me vendet perëndimore për të luftuar kundër militantëve islamikë në veri të Irakut.Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka konsideruar shtetin islamik, i njohur edhe si ISIL, një kërcënim akut në perëndim dhe në Lindjen e Mesme gjithashtu gjatë një interviste për mediat amerikane.Të mërkurën, Obama do të shpjegojë publikisht planin se si do të luftojë shtetin islamik. Fjalimi i tij vjen edhe në prag të përvjetorit të sulmit ndaj kullave binjake më 11 shtator, kur Al Kaeda sulmoi Shtetet e Bashkuara.Ndërkohë forcat ushtarake irakiane thonë se kanë arritur të zmbrapsin militantët e shtetit islamik nga zona përreth digës Haditha, të ndihmuar edhe nga sulmet ajrore amerikane.SHBA ka kryer më shumë se 130 sulme ajrore që nga fillimi i gushtit për të mbështetur forcat irakiane dhe kurde në luftën kundër shtetit isalmik në veri të Irakut.