Kalaja e Ali Pashës pa drita, errësira kthen mbrapsht vizitorët
Vlorë - Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, ka thyer çdo rekord të mëparshëm të saj, këtë sezon veror, duke shënuar 10 mijë vizitorë, ku spikasin vendet e lindjes dhe ato skandinave.Po ndonëse ka interes, kalaja, e vlerësuar edhe monument kulture, nuk ka energji elektrike. Ç’ka do të thotë në mbrëmje është e pavizitueshme, pasi turistët, nuk mund të shohin asgjë në errësirë.Kreu i monumenteve Agim Haxhiraj, sqaron se po tentohet që edhe disa objekte kishtare si kisha e Shën Spiridhomit në Vuno, që përmban afreske që datojnë që në shekullin e 13-të, apo Ura e Manastirit, të rikonstruktohen dhe të marrin statusin e monumentit të kulturës.Për investime madhore në objektet e kultit, edhe pse në pronësi të shtetit, rol në vendimmarrje ka edhe kisha që i ka në përdorim.
(Në foto: Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo, në Vlorë)