Këshilli i Integrimit, Balla: Opozita e Bregu të vijnë në Komision
Tiranë- Komisioni i Integrimit ka pasur të njëjtin fat të komisioneve të tjera parlamentare, bojkotin e opozitës.Mbledhja e sotme, e cila në mungesë të kryetares, Majlinda Bregu, u drejtua nga nënkryetari i Komisonit Taulant Balla kishte në rend dite shqyrtimin e kërkesës së Ministres Klajda Gjosha për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.Balla apeloi opozitën të bëhet pjesë e Komisionit. Sipas tij mungesa e Bregut dhe anëtarëve të tjerë të opozitës kanë bllokuar punën në komision, në një kohë kur Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të miratohet nga Kuvendi deri më 20 shtator.“Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të miratohet nga Kuvendi deri më 20 shtator.Duhet të ketë bashkëdrejtim nga maxhoranca dhe opozita të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Mund të thërrasim mbledhjen në çdo moment, i bëjmë apel opozitës dhe kryetares Majlinda Bregu të vijnë në komision.Opozita dhe kryetarja Bregu të mos kthejnë përgjigje me konferenca, puna ka mbetur në mes, për shkak të saj” deklaroi Taulant Balla.Majlinda Bregu, e nominuar si bashkëkryetare e këtij Këshilli, me deputeten socialiste Arta Dade, i ka thënë “jo” kërkesës duke e cilësuar si shpikje të mazhorancës.Jo-në e saj Bregu, e ka arsyetuar gjerësisht, në letrën drejtuar Ministrisë së Integrimit dhe Kuvendit, ku thekson se ky model nuk është parë asgjëkundi pasi kontrolli i Këshillit, i lihet opozitës për t’u siguruar monitorimi i qeverisjes.