Legalizimet, ja formulari i ri për pagesën e truallit, fatura e lehtësirat

Tiranë- ALUIZNI ka nisur prerjen e faturës për familjet që kanë ndërtuar në tokë shtetërore dhe tokë me pronarë, duke u hapur kështu rrugë procedurave të regjistrimit Hipotekë.Formulari dhe udhëzimi e ri për pagesën e truallit të shtëpive të publikuar nga ALUZNI dhe që Ora News e disponon është i strukturuar në katër pjesë. Formulari përmban të dhënat për ndërtimin informal, vlerën e parcelës ndërtimore, zbritjen që do aplikohet sipas kategorive dhe mënyra e pagesës.Kështu në bazë të udhëzimit, trualli në posedim llogaritet me gjysmën e vlerës së tokës, referuar çmimeve të miratuara nga qeveria, por jo më shumë se 2000 lekë për metër katror për zonat urbane dhe jo më shumë se 1500 lekë për komunat.Krahas çmimit tavan do të aplikohet dhe çmimi dysheme për ato zona ku vlera e tokës është shumë më e ulët. Për bashkitë çmimi metër katror nuk do jetë më i ulët se 500 lekë, ndërsa për komunatvlera dysheme është 400 lekë.Shtresat në nevojë zbritje nga çmimi real për legalizimPër familjarët që kanë statusin e invalidit para dhe tetraplegjikë do të aplikohet një tjetër zbritje me 50% të vlerës së faturuar për truallin. Ndërsa për ato familje që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike zbritja do të bëhet në masën 30%.Udhëzimi përcakton se për rastet që trajtohen me asistencë dhe njëherazi kanë familjarë invalid, para dhe tetraplegjikë zbritja do jetë në masën 80% të shumës së llogaritur.Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore në lekë dhe bono privatizimiNdërkaq shlyerja e detyrimit financiar për ndërtimit informale të ngritura në tokë shtetërore dhe tokë me pronarë do të mund të bëhet në lekë dhe me bono privatizimi në raportin 50% me 50.Për pagesat e menjëhershme, pra ato që derdhen 45 ditë nga tërheqja e faturës do të aplikohet një tjetër zbritje në masën 20%.Referuar udhëzimit, reduktimi tjetër me 10%, i lidhur me pagesën vjetore të furnizimit me energji elektrike, llogaritet edhe për rastet kur pagesa bëhet e menjëhershme edhe kur e tejkalon afatin.Ky 10% që i hiqet vlerës së faturuar shënohet në Hipotekë dhe falet në momentin kur qytetari paraqitet pranë ALUIZNI-t pas dy vitesh me faturat e dritave të paguara rregullisht.

Formulari Per Pagesen e Truallit_001