Francë, gjendet e vdekur në kanal shqiptarja, u vra nga tutorët

Francë - Identifikohet viktima e cila u gjet e vdekur duke notuar në ujërat e kanalit Lunel, në Montpellier, në Francë. Silvana Beqiraj u gjet e vdekur rreth orës 10:00 ditën e premte, nga banorët e zonës.33 vjeçaria ishte me origjinë nga fshati Havaleja, në Fier.Shqiptarja ishte e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Sipas burimeve të policisë dyshohet se 33 vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion.Zhdukja e 33 vjecares - e cila dyshohet se ishte shfrytëzuar si prostitutë në Greqi dhe Francë –ishte raportuar të natën e së martës.Prokuroria e Montpellier, ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e Beqiraj, por ende nuk kanë zbuluar shkakun e saktë të vdekjes. Dyshimet shkojnë në tej tek një vrasje e mundshme.Autopsia e ditës së premte ka dështuar, por sipas Prokurorit pritet të bëhen analiza të reja, për të zbuluar rrethanat dhe arsyet e vdekjes së shqiptares.Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat e zbulimit të trupit dhe disa elementë në vendin e ngjarjes, Prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme për të hapur një hetim për vrasje. Policia e seksionit të hetimit ka vijuar me tej hetimet për zbardhjen e çështjes.(Foto nga vendi ku u gjet e vdekur Silvana Beqiraj)m.p/Oranews.tv