Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës në Prokurori, Braçe shtyn mbledhjen
Tirane- Anulohet dëgjesa e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në Komisionin e Ekonomisë.Vendimi është bërë me kërkesë të kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha I cili ka kërkuar mirëkuptim për mos paraqitjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në Komision, pasi duhet të paraqiten në Prokurori.Kryetari i komisionit të Ekonomisë duke lexuar kërkesën e prokurorit kërkoi të sqarojë se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje përgjegjësisë.Ndërkohë që komisioni i Ekonomisë kërkon përgjegjësinë administrative, prokuroria kërkon përgjegjësinë penale për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.“Kam mirëkuptim për të pasur prioritet prokuroria. Nuk ka asgjë që të vijë në kundërshtim me ligjin apo Kushtetutën në veprimtarinë e këtij komisioni. Ky komision nuk mund të ngrejë akuza penale, por ka kërkuar përgjegjësinë administrative. Çështjet kanë qenë të ndara. Ne kërkojmë përgjegjësinë administrative, prokuroria përgjegjësinë penale” tha Braçe në fillim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.