Basha takim me Nishanin për BSH, pas tij në Presidencë dhe Zaganjori

Tiranë- Ndërsa Kryeministri Edi Rama ishte në një komunikim me gazetarët lidhur me situatën e fundit në Bankën e Shqipërisë, për të njëjtën çështje shefi i opozitës Lulzim Basha iu drejtua Presidencës, ku zhvilloi një takim me Kreun e Shtetit.Kreu i PD-së mbërriti në Presidencë rreth orës 12:30 dhe për rreth një orë bisedoi me Presidentin Nishani mbi ngërçin e krijuar në Bankën Qëndrore të vendit.“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Presidentin e Republikës, z.Bujar Nishani, në kuadrin e konsultave për zhvillimet në Bankën e Shqipërisë.Basha vlerësoi rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.Kryetari i Partisë Demokratike theksoi qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve” informoi zyra për shtyp e PD-lidhur me takimin Basha-Nishani.Fill pas daljes së Bashës, Presidencës i është drejtuar kreu i gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori.Takimi i Bashës me Nishanin, vjen një ditë pas takimit që Presidenti zhvilloi me kryeministrin Edi Rama dhe Guvernatoren në detyrë të Bankës, Elizabeta Gjoni.Ndërkohë më herë gjatë ditës, Basha mblodhi kryesinë e PD-së. Mbledhja me dyer të mbyllura, kishte në fokus diskutimin për grupet e punës paralele që janë ngritur për të bërë oponencën e ligjeve që do kalojnë në komisionet parlamentare.Në mbledhjen e kryesisë një pjesë e mirë e diskutimit ishte dhe për situatën e krijuar në Bankën Qëndrore.