“Arresti me burg”, Fullani dhe Golemi apelojnë sot vendimin në Apel

Tiranë- Avokatët mbrojtës, të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, të propozuar për shkarkim nga Keshilli Mbikqyrës, dhe Inpektores së Përgjithshme Elivar Golemi do ti drejtohen sot gjykatës së Apelit.Ata do të apelojnë vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Tiranës, e cila la në fuqi vendimin e dhënë në mungesë, të premten e 5 shtatorit, të masës së sigurisë “arrest me burg” për dy të pandehurit.Një ditë më parë avokati i Fullanit Maksa Haxhia dhe ai i kryeinspektores Golemi thanë se do të apelojnë vendimin e kësaj shkalle në Apel duke deklaruar se hetimi për klientët e tyre duhet të kryhet në një masë sigurie më të butë për shkak se nuk kanë asnjë rrezikshmëri shoqërore.“Arresti me burg nga Fullanit ishte një masë ekstreme, që zbatohet në kushte ekstreme dhe jo ndaj një personaliteti me adresë të përcaktuar qartë dhe që nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikohet një dënim deri në 7 vjet burg, por gjithsesi, vendimi i sotshëm do të ankimohet nesër në Gjykatën e Apelit.Akuzat e Prokurorisë nuk qendrojnë, pasi në qoftë se do të zbatohej përgjegjësia penale për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, çdo personalitet ose çdo funksionar shteti, do të ishte i rrezikuar të futej; aty janë ngatërruar shkeljet administrative me veprimet dhe mosveprimet që sjellin pasoja të karakterit penal” deklaroi dje pas seancës gjyqësore avokati Maks Haxhia.Të dy ish-funksionarët e lartë të Bankës së Shqipërisë u paraqitën të dielën në Gjykatën e shkallës së Parë në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë. Automjeti policor doli rreth orës 11.00 të paradites nga godina e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për t’iu drejtuar godinës së gjykatës.Në 11:00 Fullani doli para gjykatëses Blerina Hoxha që dy ditë më parë, kishte vendosur që guvernatori të arrestohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës që çoi në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e ShqipërisëDrejtuesi i bankës për një dekadë u duk i qetë në pamje të parë. Zoti Fullani nuk harroi të respektojë solemnitetin e sallës së gjyqit, duke vendosur një kravatë, pasi në kohën kur po udhëtonte nga Drejtoria e Policisë në Gjykatë nuk mbante një të tillë.Me fillimin e seancës prokurori i cështjes Ramadan Troci kërkoi largimin e kamerave nga salla, pasi cënohesh sekreti hetimor. Për 30 minuta Ardian Fullani dëgjoi akuzat e prokurorisë, ndërsa në fund Blerina Hoxha nuk ndryshoi vendimin e të premtes, duke e lënë në burg ish numrin një të bankës qëndrore.Të njëtin fat si shefi i saj pati dhe Inspektorja e Përgjithshme e bankës Elivar Golemi. Me akuzën e shpërdorimit të detyrës Golemi, u la në burg,duke pritur vendimin mjaft e qetë.Pas gati një ore dy drejtuesit e lartë të bankës qëndrore u nisën për në qelitë e paraburgimit. Mësohet se ish- guvernatori do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të burgut 302 në Tiranë.Aty, ku prej gati 2 muajsh është dhe Ardian Bitrajn, personi që vodhi dhe denoncoi atë që po ndodhte në departamentin e thesarit.Elivar Golemi u transportua drejt burgun 313, në sektorin e grave. Autoritet e këtyre dy institucioneve kanë sqaruar se dy drejtuesit e lartë të financave të vendit janë pritur njësoj si të burgosurit e tjerë, pa privilegje të vecanta.