Kombëtarja "shokon" Portugalinë, Balaj "bekon" EURO 2016

Kombëtarja Shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në eleminatoret e evropianit “Francë 2016″Ekipi i drejtuar nga tekniku italian Xhani De Biazi ka mposhtur 0-1 Portugalinë në Aveiro duke e nisur me fitore këtë aventurë të re. (Ne foto: Bekim Balaj pasi shenoi gol kundër Portugalisë)Edhe pse nuk ishte një nga lojrat më të mira që ka zhvilluar, Kombëtarja mori 3 pikët e para dhe tashmë ndihet më e sigurtë në rrugëtimin e saj.Një pjesë e parë e gjitha për t’u harruar pasi nuk mundi për asnjë moment të tregojë veten si ekip, ndërkohë që vuanin sulmet e njëpasnjëshme të portugezëve.Portugalia luajti pa yllin e ekipit, Kristiano Ronaldo i cili ka probleme fizike ndaj dhe pati vështirësi në ndërtimin e aksioneve.Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë Shqipëria u shfaq me një tjetër fytyrë.Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj shënoi një supergol në minutën e 51-të pas një krosi nga Odise Roshi duke gëzuar stadiumin dhe duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.Minutat në vazhdim do të ktheheshin në një makth të vërtetë për Kombëtaren tonë.Pavarësisht sulmeve dhe presionit të portugezëve, djemtë ia kanë arritur të mbrohen mjaft mirë dhe të dalin nga kjo përballje me 3 pikë duke u konfirmuar si një ekip me pretendime në grupin ku bën pjesë.Ndeshja e ardhshme do të jetë në 11 tetor përballë Danimarkës dhe do të luhet në “Elbasan Arena”