Obama zbardh në Kongres planin e luftës ndaj militantëve të IS

Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se ka ndërmend t'ia shpjegojë javën e ardhshme Kongresit Amerikan, planin e tij për të sulmuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët, sipas tij, shumë shpejt mund të përbëjnë rrezik edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.Të mërkurën e ardhshme Obama do të dalë para Kongresit për të kërkuar mbështetjen e tij për strategjinë e hartuar për shkatërrimin e grupimit ekstremist."Dua thjesht që populli amerikan të kuptojë natyrën e këtij kërcënimi dhe mënyrën që ne do të përdorim për t'u përballur me të", tha Obama në një intervistë për rrjetin televiziv NBC.Fjalimi i të mërkurës do të vijë një ditë para përkujtimores së sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur një grup militantësh të Al-Kaedës përplasën avionë në kullat binjake në Nju Jork dhe në Pentagon, duke vrarë pothuajse 3000 vetë."Dua që të gjithë të kuptojnë se për momentin nuk kemi asnjë informacion që na sigurohet siguria kombëtare", tha Obama."Por me kalimin e kohës ata mund të kërcënojnë edhe tokën tonë. Prandaj kemi ndërmend të reagojmë, ngjashëm si kemi bërë në fushatat e pesë-gjashtë viteve të fundit kundër terrorizmit".