Përdhunuan dasmoret, dënim me vdekje për 7 afganët
7 burra u dënuan me vdekje në Afganistan të dielën pasi kishin përdhunuar dhe vjedhur një grup femrash të cilat ktheheshin nga një dasëm.
Ky ishte vendimi i autoriteteve për rastin më të fundit të sulmeve seksuale që tronditi vendin dhe ngriti edhe një herë çështjen e sigurisë në vend.
Policia raportoi se grupi i meshkujve, ku disa prej tyre ishin veshur si policë, ndaloi një vargan makinash që po ktheheshin nga një dasëm me familjet e tyre, në një zonë pak kilometra jashtë Kabulit, muajin e kaluar.
Ata i nxorën femrat nga makinat dhe i përdhunuan në një fushë pranë rrugës. Mësohet se njëra prej tyre ishte edhe shtatzënë. Viktimat gjithashtu u rrahën dhe iu vodhën bizhuteritë dhe telefonat celularë.Para se te jepej vendimi i gjykatës, qindra vetë kishin dalë në protesta për të kërkuar dënimin maksimal për përdhunuesit.Pas protestave vetë Presidenti i vendit, Hamid Karazi, i cili duhet të ratifikojë vendimin për ekzekutimin e 7 burrave, iu adresua një delegacioni grash, duke u premtuar se ata do të ndëshkoheshin me vdekje.