VIDEOLAJM/Bllokohen dasmorët në aksin Tiranë-Elbasan

Ky çift i ri duhet të japë “llogari” para dasmorëve, nëse nuk ka planifikuar vonesat në trafik.Kjo makinë nusesh(në foto) që bie në sy mes makinave që e shoqërojnë dhe dhjetra të tjerave që s’kanë asnjë lidhje përveç destinacionit, kanë mbetur të bllokuara për më shumë se një orë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan për shkak të rrëshqitjes së një masivi dherash.Makina e nuses po udhëtonte drejt Tiranës dhe një gjë është e sigurtë, nëse janë sadopak supersticiozë, vonesa në rrugë nuk u ka lënë shije të mirë.Duke shpresuar dhe besuar që tashmë nusja të ketë mbërritur dhe dasma të jetë ndezur, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të urojmë më të mirat për çiftin e ri.cifti(Në foto: Makina e dasmorëve e ngecur në trafik në aksin Tiranë-Elbasan)