Itali, humb jetën shqiptari, aksidentohet me kamion në guroret e Carraras

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. 32-vjeçari, Lurand Llanaj, ka humbur jetën në pellgun e guroreve të Toranos në Carrara (në foto), teksa është përmbysur me kamionin të cilin e drejtonte.Ngjarja tragjike u regjistrua pikërisht në ditën e tij të parë të punës si shofer i firmës së gurores. Teksa drejtonte një kamion të ngarkim-shkarkimit, 32-vjeçari është aksidentuar në një kthesë të rrugës drejt gurores, duke u rrogullisur në pikëgrumbullimin e mbetjeve minerare.Aksdienti ka rezultuar fatal për shqiptarin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme pasi nga rrokullisjet e kamionit është zënë poshtë nga kabina.Ndërkohë një tjetër punëtor i firmës që gjendej me shqiptarin në kamion, Pasquale D'Amico, ka arritur të shpëtojë pasi në momentin e aksidentit ka mundur të dalë nga kamioni, duke u hedhur sipër mbetjeve minerare.