Phorce, çanta e cila karikon smartfonat (VIDEO)

Çanta Phorce lejon përdoruesit të karikojnë smartfonat ndërsa janë duke ecur. Çanta është portative, dhe përveçse ruan pajisjet tuaja, ajo edhe mund t’i karikojë ata. Kjo çantë u shfaq në panairin IFA 2014, që u zhvillua në Berlin më 4 shtator.Një nga veçoritë kryesore të çantës është bateria e brendshme me tre porta USB-je që mund të përdoren për të karikuar telefonat, tabletët dhe kompjuterët. Bateria është me kapacitet 26,000 mAH, e mjaftueshme sa për të karikuar një herë kompjuterin, ose 10 deri në 12 herë një telefon inteligjent.Kjo çantë vjen në ngjyrë të kuqe dhe të zezë dhe kushton 549 dollarë për versionin për kompjuterë dhe 599 dollarë për versionin për pajisjet Mac. Çantat mund të porositen në uebsajtin e kompanisë Porche.Marrë nga: Krokodili.al