Apple do të përmirësojë sigurinë në iCloud
Apple do të “bëjë më shumë” për të mbrojtur llogaritë e klientëve të saj nga sulmet e hackerave, por insinston se asnjë Apple ID ose fjalëkalim ka “dalë në shesh” nga serverat e kompanisë.Në një intervistë për Wall Street Journal, administratori i deleguar i Apple, Tim Cook, flet për herë të parë për publikimin e fotove nudo të personave VIP.Për të parandaluar këtë gjë që të mos ndodhë përsëri, Apple do të paralajmëroj përdoruesit e saj përmes emailit kur dikush përpiqet që të ndryshojë fjalëkalimet, të transferojë të dhënat e iCloud në një pajisje tjetër ose kur një pajisje do të lidhet me një llogari për herë të parë.Apple do të riforcojë edhe vetë sistemin e saj të sigurisë me një “dopio autorizim” që do të zgjerohet në më shumë shërbime.Përdoruesit të cilët dëshirojnë të kenë qasje në llogarinë e tyre duhet të kenë të paktën dy nga tre fjalëkalimet, një kod katër shifror ose çelësin e aksesimit i cili u jepet përdoruesve kur ata regjistrohen për shërbimin./o.b/oranews.tv/