Kapen 300 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, arrestohen 5 shqiptarë

Policia greke ka sekuestruar 300 kg marijuanë ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e 5 shqiptarëve.Sipas informacioneve më të fundit, lënda narkotike prej 131 kg u kap në kufirin shqiptaro-grek, në Oriokastro të Pogonit, një zonë mes Gjirokastrës dhe Janinës.Mësohet se policia greke zbuloi 4 çanta me 103 pako lëndë narkotike, të fshehura në një zonë pyjore dhe pasi mbajti nën vëzhgim zonën ku ishte fshehur lënda narkotike bëri të mundur arrestimin e 4 shqiptarëve të cilët do ta transportonin drogën në brendësi të territorit grek.Sipas informacioneve, 4 shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 26, 29 dhe 30 vjeç por nuk bëhet me dije identiteti i tyre.Ndërkohë sasia tjetër e lëndës narkotike prej 169 kg u kap në kufirin shqiptaro-grek, në Nea Selefkia të Igumenicës, ndërsa u arrestua edhe një 20-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Mësohet se lënda narkotike u kap në automjetin që drejtohej nga 20-vjeçari shqiptar por makina ishte në pronësi të një shtetasi grek i cili është shpallur në kërkim.Sipas policisë, droga ishte e fshehur në pesë çanta dhe e ndarë në 157 pako ndërsa kishte hyrë nga kufiri i gjelbër me Sarandën.