Samiti i NATO-s, Harxhi: Do diskutohet për Ukrainën dhe ISIS
Tiranë - Edith Harxhi, Drejtore ekzekutive e “Albania Policy Center” ka deklaruar për RTV “Ora News” se Samiti i NATO-s që po zhvillohet në Britaninë e Madhe, nuk ka si qëllim zgjerimin e tij, por do të diskutohet për krizën e krijuar në Ukrainë dhe Irak, vende të cilat ndodhen në agresion.“Është një Samit i parë i cili vjen menjëherë pas krizës së Ukrainës, Samiti i parë që vjen menjëherë pas krizës së krijuar nga shteti i Kalifatit, të ISIS – tha Harxhi - Për këtë arsye vendimet e këtij Samiti janë shumë të rëndësishme, ashtu siç edhe debatet në lidhje me drejtimin që do të marrë në përgjithësi bashkëpunimi midis gjithë vendeve anëtare të NATO-s, për sa i përket Ukrainës Lindore, e cila tashmë është në agression. Por edhe vendimet që do të merren ne lidhje me Irakun.Presidenti Obama në një deklaratë që ka bërë nga Estonia, përveç faktit që ka denuar jashtëzakonisht fort ekzekutimin e fundit të gazetarit amerikan, ka theksuar një nga problemet kryesore është se Iraku aktualisht ndodhet në një situatë sigurie shumë të vështirë.Në një farë mënyre ka pasur dhe një farë vetfajësimi për largimin ndoshta dhe të parakohshëm - siç gjykojnë dhe analistët amerikanë në këto moment – të trupave amerikane nga Iraku dhe nga gjithë zona e Lindjes së Mesme. Trupat amerikane janë drejt largimit nga Afganistani, 2014-ta ishte quajtur viti i përfundimit të misionit në Afganistan, do të jetë shumë e vështirë dhe do të shihet çfarë do të bëhet në terren më tej.Ka pasur një vizitë përpara disa javësh nga Sekretari Kerry, nga zv/Presidenti Baiden. Këto lloj vizitash vazhdojnë gjatë gjithë kohës dhe janë vizita shumë të rëndësishme të cilat bëhen në kuadrin e gjetjes së asaj se çfarë do të bëhet më tej. Si do të jetë rruga më tej, a do të ndërhyhet ushatarakisht në Irak. Çfarë do të bëhet më tepër për të shpëtuar jetën e këtyre kristianëve në Irak, apo dhe kërcënimet e tjera të që vijnë nga ISIS.Para disa ditësh deklarata publike e mbretit Abdullah të Arabisë Saudite, ishte mjaft e rëndësishme në atë që ai theksoi, se “nëse nuk dërhyhet tani, ndoshta brenda disa javësh, një muaji apo disa muajsh këta terroristë do të hyjnë në Europë, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.Pra, është një kërcënim global, me këtë merret Samiti. Do të diskutojë midis të tjerave edhe këtë sot. Do të diskutojë edhe krizën në Ukrainë. Nuk e besoj që ky Samit do të bëjë ndonjë deklaratë që ka të bëjë me zgjerimin e NATO-s. Ndoshta ky moment është një moment delikat për të përmendur zgjerim, ashtu siç përmendi presidenti Bush në vitin 2008 dhe 2009 në Samitin e Rumanisë, të Bukureshtit ku dhe ne u bëmë anëtare” – u shpreh Harxhi gjatë intervistës.Harxhi tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjithmonë në Aleancë, së fundmi me furnizimin me armë të grupeve kurde, të cilat do ndihmojnë në avancimin e trupave kurde për t’i bërë ballë presionit të ISIS në veri të Irakut.“Roli i Shqipërisë është ai si i shteteve tjera anëtare. Shqipëria nuk mund të jetë më e zellshme dhe as më pak e zellshme. Rëndësi ka që Shqipëria ishte ndër ato shtete të cilat ju bashkua anëtarëve të Aleancës, për furnizimin me armë të grupeve kurde, të cilat pikërisht do të ndihmonin në avancimin e trupave kurde për t’i bërë ballë presionit të ISIS në veri të Irakut. Shqipëria u bashkua, ishte ndër ato pak vende të cilat dërgoi armë dhe monicione atje, kjo natyrisht është shumë e rëndësishme, sepse ne jemi kontribues gjithmonë në Aleancë.Ndoshta ajo çfarë duhet të kuptohet është se çfarë do të bëhet më tej, a do të veprojë Aleanca si Aleancë. Kjo është dilema më e madhe. Apo do të veprojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo ndonjë shtet tjetër, siç është Britania e Madhe apo Kanadaja. Siç ka ndodhur në disa raste, siç ndodhi me luftën në Irak” – tha Harxhi.Në 4-5 shtator 2014, Kryeministri David Cameron dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen kanë organizuar mbledhjen më të madhe të mbajtur ndonjëherë, të udhëheqësve të botës në Britanine e Madhe, samitin e 2014 të NATO-s.Udhëheqësit e qeverive nga 28 vendet anëtare të NATO-s dhe personalitete të larta nga 30 vende partnere të NATO-s do të takohen në “Celtic Manor Resort” në Newport gjatë datave 4 dhe 5 shtator.Ky do të jetë samiti i parë i NATO-s në Britaninë të Madhe që nga viti 1990 dhe hera e parë që një President në detyre i SHBA-se do bëjë një vizitë zyrtare në Uells. Në total, priten te vijne rreth 2,000 delegatë, së bashku me rreth 1.500 gazetarë.